Është mbyllur pjesa e parë mes Brighton Hove&Albion dhe Manchester United, me “Djajtë e Kuq” që nuk ia kanë dalë të shkojnë në dhomat e zhveshjes në avantazh. Madje, djemtë e Solskjaer, e panë veten në disavantazh pas 40 minutash lojë.
Brighton fiton një penallti dhe sulmuesi Neal Maupay tregohet i saktë nga pika e bardhë, duke mposhtur De Gean. E kur dukej se “Djajtë e Kuq” do ta mbyllnin pjesën e parë në disavantazh, kapiteni Maguire barazoi gjithçka, në minutën e 43-të. Gjithçka e barabartë në “Amex Stadium”…/abcnews.al
Premier League, java 3
Brighton – Man. United 1-1
Maupay 40’ / Maguire 43’