Pirlo: Morata s’ishte zgjedhja e tretë, sa keq që Dzekon e kemi kundër!

schedule14:58 - 26 Shtator, 2020

schedule 14:58 - 26 Shtator, 2020

Andrea Pirlo, trajneri i Juventusit, ka dalë sot para mediave dhe ka folur për përballjen e radhës me Romën. Tekniku i bardhezinjve u ngacmua për afrimin e Alvaro Morata në sulm, sikurse edhe për emra të tjerë të përveçëm.

“Nuk pres  asgjë. Merkato është ende e hapur dhe nëse ka ndonjë mundësi do ta shfrytëzojmë. Po prisnim sulmuesin që mbërriti dy ditë më parë. Ai pranoi, por në kokën time ishte si t’i bëja të gjithë së bashku në fushë.

Morata është i rëndësishëm për ne, është një lojtar që sulmon thellësinë e zonave dhe mund të bëjë repart i vetëm. Nuk ishte një zgjedhje e tretë, por një nga përparësitë tona. Në nivelin teknik dhe taktik është lojtari që ne po kërkonim”.

“Arthur e Dybala? Për disa muaj ai nuk ka luajtur te Barcelona dhe ka nevojë për një periudhë ambientimi. Për nesër e kemi në dispozicion dhe do ta shohim nëse do të luajë apo jo. Sa i takon Dybala, do të vendosim pasdite nëse udhëton për në Romë. Këta javë ai ka punuar më së shumti në aspektin fizik. Do hedh në fushë më të mirët”.

“Douglas Costa dhe Bernardeschi mund të luajë në krah, por si sulmues. Të dytin nuk e shoh si trekuartist dhe ai pajtohet me mua për këtë pjesë. Duhet të japë më të mirën e tij edhe në krah. Do të ndryshojmë lojtarët, por jo modelin e lojës”.

“Dzeko? Mund të ishte një lojtar i Juventusit, pot mbetet një futbollist i shkëlqyer. E respektojmë atë, por fatkeqësisht do të jetë kundërshtar me ne nesër”, ka përfunduar Pirlo deklaratën e tij para mediave. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!