Presidenti amerikan, Donald Trump, do të nominojë Amy Coney Barret si anëtaren e re të Gjykatës së Lartë, në vendin të së ndjerës Ruth Bader Sinburg.
Sipas medieve të huaja, vendimi i presidentit amerikan pritet të zbulohet të shtunën në Shtëpinë e Bardhë. Emërimi mund të shkaktojë trazira në Senat për votimin e saj, ndërsa afrohen edhe zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.
Presidenti Trump, ka insistuar herë pas here që anëtarja e re e Gjykatës së Lartë të zgjidhet përpara zgjedhjeve në SHBA.
“Vota finale duhet të kryhet përpara zgjedhjeve. Ne kemi kohë të mjaftueshme për këtë”, deklaroi ai./abcnews.al