Houssem Aouar është një nga lojtarët më të dalluar të Lyon. 22-vjeçari francez (14 ndeshje dhe 4 gola me Francën U21) aktivizohet në qendër të mesfushës dhe në krahun e majtë të saj.
Lojtari është një prodhim i klubit francez dhe prej korrikut të vitit 2016 aktivizohet me ekipin e parë. Shumë klube po e ndjekin me sukses, mes tyre Juventusi, Barcelona dhe Arsenal.
Gjithsesi, Aouar e ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij. Telefoot raporton se lojtari me origjinë algjeriane ka pranuar ofertën e Arsenalit.
“Topçinjtë” tani duhet të gjejnë akordin financiar me klubin e Lyon, por nuk do të jetë një mision aspak i lehtë gjetja e marrëveshjes financiare me presidentin Aulas. /abcnews.al