Ministri i Brendshëm francez e ka cilësuar si sulm terrorist ngjarjen e sotme te ish-zyrat e Charlie Hebdo.
Mediat raportojnë se edhe pesë persona të tjerë janë arrestuar, si pjesë e një hetimi nga shërbimi francez kundër terrorizmit.
Pesë të dyshuarit janë të moshës midis 24 dhe 37 vjeç. Sipas burimit të Agjencisë Franceze, këta persona u arrestuan në Pantheon, në periferi të Parisit, gjatë kontrollit të një shtëpie që dyshohet se i përket të dyshuarit kryesor të sulmit.
Më herët, pak pas sulmit, dy të rinj u arrestuan, njëri prej të cilëve thuhet se është i dyshuari kryesor.
“Padyshim që ky është një akt terrorist islamik”, tha Ministri i Brendshëm Geral Darmanen për televizionin France 2. g.v/abcnews.al