Konstantinos, djali i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme ka nisur ushtrinë, që është një detyrim për të gjithë bashkëmoshatarët e tij në vend.
22-vjeçari do të shërbejë për 1 vit në Alexandopouli, në kufirin tokësor greko-turk në verilindje. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri grek në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ndërsa ka shprehur krenarinë dhe emocionet për këtë moment të veçantë të djalit të tij të vetëm.
“Babi shumë krenar! Më vjen keq që, për shkak të Covid, nuk mund të vija në Alexandroupolis të mburrem me ty!”– shkruan ai mes të tjerash.
View this post on Instagram