Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka zbuluar arsyen për shtyrjen e takimit të parashikuar për ditën e hënë mes dy vendeve. Lajçak thotë se ky vendim ka ardhur për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Për shkak të kujdesit lidhur me COVID19, takimi i Dialogut i planifikuar për të hënën javën e ardhshme do të shtyhet”, shkruan Lajçak në twitter.
Out of abundance of caution related to COVID19, the Dialogue meeting scheduled for Monday next week will be postponed.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 25, 2020
Takimi i nivelit të lartë ishte parashikuar midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb Alaksandër Vuçiç.
Pritet që takimi i radhës të ketë në fokus vetëm çështjet financiare për pronat dhe se nuk do të përfshihet në diskutim çështja e komunave jo-shumicës pasi palët nuk janë dakorduar./mv. abcnews.al