Antonio Conte, trajneri i Interit, ka dalë sot në konferencë për shtyp dhe kërkon që skuadra e tij të konfirmohet faktor në arenën ndërkombëtare. “Kemi punuar mirë dhe jam i kënaqur. Jemi gati për kampionatin e ri, që do të jetë i vështirë në shumë aspekte. Ambicia jonë është të konfirmojmë veten në Europë pas finales së Europa LEague. Do përpiqemi të bëjmë më të mirën”, tha fillimisht italiani.
AFRIMET – Në lidhje me merkaton, Conte shton: “Nëse flasim për përvojë, Vidal dhe Kolarov na e sjellin dhe kjo nuk do diskutim. Hakimi është 21 vjeç dhe vjen pas një sezoni të mirë. Në marrëveshje me klubin kemi vlerësuar një strategji që i merr parasysh kostot në këtë situatë të veçantë që ka përfshirë gjithë botën.
Jemi të vëmendshëm ndaj mundësive, po punojmë në qetësi totale dhe në harmoni. Duam të konsolidojmë kredibilitetin e fituar sezonin e shkuar, kur dolëm në vend të dytë dhe në finalen e Europa League. Rruga e ndjekur është e duhura, edhe pse përballet me situata të veçante si pandemia e fundit”.
“Vidal është mirë dhe ka ardhur në gjendje të mirë fizike. E njeh atë, por tani po bëjmë gjëra të reja në krahasim me të shkuarën kur ai ishte lojtari im. Artur ka mentalitet fituesi dhe mund të luajë kudo. Jemi të kënaqur që e kemi pjesë të skuadrës sonë”, shtoi Conte kur u pyet për mesfushorin e blerë nga Barcelona.
PËRPLASJET – “Nuk ka pasur keqkuptime, por krahasime. Gjithkush ka pikëpamjet e tij dhe mund të jenë ndryshe, mos të përputhem. Ajo që është e rëndësishme është besnikëria dhe ndershmëria ime me klubin. Unë do vazhdoj të bëj atë që dua të bëj dhe të përmirësoj lojtarët e mi. Do jetë një sezon shumë i vështirë”, deklaron Conte. /abcnews.al