Anulohet takimi Hoti-Vuçiç, BE për Abc News: Nuk ka krizë, tryeza e radhës në nivel ekspertësh

schedule13:48 - 25 Shtator, 2020

schedule 13:48 - 25 Shtator, 2020

Bashkimi Evropian, ka konfirmuar se nuk do të mbahet takimi i nivelit të lartë që ishte parashikuar midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb Alaksandër Vuçiç.

Ndërkohë pritet që takimi i radhës të ketë në fokus vetëm çështjet financiare për pronat dhe se nuk do të përfshihet në diskutim çështja e komunave jo-shumicës pasi palët nuk janë dakorduar.

I kontaktuar nga gazetarja e ABC News Erisa Zykaj, zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Peter Stano tha se takimi i radhës do të do mbahet në nivel ekspertësh.

“Takimi i radhës në kuadrin e dialogut Prishtinë- Baograd do mbahet në nivel ekspertësh mbi temën e kërkesës për çështjet financiare për pronat. Çështja e komunave jo-shumicë nuk do jetë në agjendë, pasi njëra palë nuk është dakord për këtë”, është shprehur Peter Stano.

Zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurise, Peter Stano i pyetur nëse anulimi i takimit që ishte parashikuar paraprakisht në nivel të lartë do të thotë një krizë në dialog, është përgjigjjur: Ne nuk kemi anoncuar zyrtarisht një takim në nivel të lartë në 28 shtator. Zhvillimi i dialogut në nivel ekspertesh tregon se nuk ka krizë, por dialogu ecën përpara.

Sakaq Peter Stano nuk ka anoncuar një datë të ardhshme mbi dialogun Prishtinë- Beograd.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!