Rritja e rasteve me COVID-19, kryeministri francez: Nuk përjashtohet një bllokim i ri

schedule09:19 - 25 Shtator, 2020

schedule 09:19 - 25 Shtator, 2020

Kryeministri i Francës, Jean Castex nuk e ka përjashtuar mundësinë e një bllokimi të ri.

Për shkak se situata e koronavirusit sa vjen dhe përkeqësohet ai deklaroi se duhet të merren masa pasi vendi nuk mund të rrezikohet nga kjo pandemi.

“Nuk duhet të luani më këtë pandemi. Nëse nuk veprojmë, mund të gjendemi në një situatë edhe më të vështirë dhe kjo mund të nënkuptojë një ri-izolim”, është shprehur Castex.

Në 24 orët e fundit në Francë u shënuan 16,096 raste të reja, ndërsa 52 pacientë humbën jetën, duke e çuar në 31,5111 numrin e përgjithshëm të viktimave./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!