“Diçka është krisur brenda Ligës, e pakuptimtë ajo që ndodh me sportet e tjera”

schedule23:57 - 24 Shtator, 2020

schedule 23:57 - 24 Shtator, 2020

Ditën e hënë u zhvillua një takim mes Ligës Profesioniste të Futbollit dhe Fidel Yllit, deputetit socialist dhe negociatorit të qeverisë. Palët e cilësuan si pozitiv këtë takim, teksa Liga konfirmoi bojkotin dhe u fut në heshtje shtypi.

Krist Mertiro, gazetari dhe volejbollisti shqiptar, rrëfen në “Pressing” në ABC News se diçka është krisur mes dhjetë presidentëve të klubeve të Superiores, teksa ka një koment edhe për sportet e tjera.

Unison brenda Ligës? Ishin dakord në ditën e parë dhe dolën me 4 kërkesat. Mendoj se kjo heshtje e kësaj jave, tregon se diçka na ndryshuar mes presidentëve. Nuk janë të gjithë në të njëjtin mendim.

Gjici dhe Demi folën, ka disa opinione tani mes presidentëve të Ligës. Heshtja tregon se të gjithë nuk janë të të njëjtin mendim me çfarë ishte në fillim.

Sportet e tjera? Po ndodh diçka e pakuptimtë, duhet të kishte filluar sezoni ri. Nuk ka komunikim nga institucionet, sezoni i kaluar u mbyll pa fitues, sezoni i ri nuk po nis. E pakuptimtë, nuk po hapen pallatet e sportit, nuk dihet kush është arsyeja.

Është folur vetëm për futbollin, kur u fol për sportin në protokollon anti-Covid. Kjo krijoi konfuzion te Federatat e tjera. Autoritetet kujtojnë se sporti është vetëm futboll“, deklaron Mertiro. /abcnews.al