Ali Sowe ka gjetur rrugën e rrjetës në Europa League. Sulmuesi nga Gambia mbahet mend mirë nga tifozët shqiptarë. 26-vjeçari ishte pjesë e Skënderbeut në sezonin 2017-2018, duke provuar të luajë në grupet e Europa League me skuadrën korçare.
Prej shtatorit të vitit 2018 është pjesë e CSKA-së së Sofias në Bullgari, ndërsa sot ka zhbllokuar sfidën shtëpiake ndaj B36 Torshavn. Sowe dërgoi topin në rrjetë në minutën e 27-të pas asistit të marrë nga Sankhare.
CSKA triumfoi 3-1 ndaj ekipit nga Ishujt Faroe, duke u kualifikuar në fazën “play-off” të Europa League. Golin e ka gjetur edhe Rangel. Sulmuesi brazilian ishte pjesë e Kukësit në sezonin 2016/2017 dhe e mbylli aventurën verilindore me vetëm dy gola të shënuar.
Braziliani, pjesë e KUPS në Finlandë prej verës së vitit 2018, realizoi golin e parë në minutën e 31-të në fitoren 2-0 që ekipi i tij arriti ndaj Suduvës së Lituanisë. Veprim i bukur teknik i 25-vjeçarit, i cili mposhti portierin mik me një parabolë. /abcnews.al