Milani dhe Bodo-Glimt po përballen mes tyre në “San Siro”, takim i vlefshëm për raundin e tretë të Europa League. Dy gola të shpejtë janë shënuar në këtë sfidë.
AC Milan vs Bodo/Glimt 0 : 1 Junker Goal 24.09.2020 pic.twitter.com/RE24ndp54P
— Giorgi Javoiani (@GiorgiJavoiani) September 24, 2020
Të parët kaluan në avantazh miqtë nga Norvegjia në minutën e 15-të. Zbritje e shpejtë e Bodo/Glimt, asist i Hauge dhe finalizim i qendërsulmuesit danez Kasper Junker.
What a goal by Hakan Calhanoglu. AC Milan equalize #UEL #SempreMilan
Watch match Live @FTTV10 pic.twitter.com/619QebhHyH
— FTTV World (@FTTV10) September 24, 2020
Gjithsesi, djemtë e Stefano Piolit rikthyen baraspeshën dy minuta më pas. Hakan Calhanoglu realizoi një eurogol. Turku mori një top nga Bennacer, lëvizi bukur mes ekipit kundërshtar dhe dërgoi topin në trekëndësh falë një goditje tepër të saktë. /abcnews.al