Ylli i Bayern Munchen, Kingsley Coman, ka folur për UEFA TV, ku ka treguar emocionet e asaj nate të madhe në Lisbonë, ku me golin e tij, i dha fitoren Bayernit në finalen e madhe të Champions League kundër PSG.
“Duhet të them se ka ndodhur gjithçka shumë shpejt. Në ato momente nuk ke shumë kohë për t’u menduar dhe vendosur ta godisja topin me kokë. Nuk është pika ime e fortë dhe kam patur pak frikë , por topi ka përfunduar në rrjetë.
Po, kisha frikë. Pak para se të godisja kam mbyllur sytë. Është një refleks i natyrshëm, është instinkt. Kërkoj gjithmonë t’i mbaj sytë hapur, por në sekondë n e fundit i kam mbyllur.
Një ditë para ndeshjes jemi stërvitur mbi finalizimet dhe goditjet me kokë dhe unë nuk kam shënuar asnjë gol. Në përgjithësi, kur godas me kokë frikësohem dhe të tjerë më tallin. Ndodh gjithmonë , por nuk ofendohem dhe këtë herë gjërat kanë shkuar mirë”, u shpreh Coman./abcnews.al