Artistët kundër deklaratës së Margaritit për Operan, sindikata: Rikthim te skenari i vitit 2002

schedule16:50 - 24 Shtator, 2020

schedule 16:50 - 24 Shtator, 2020

Nga Leontina Nikaj

Artistët e Teatrit te Operas , pas deklaratës së ministres së Kulturës, për mos varësinë totale nga shteti , kanë qenë të shqetësuar, baritoni Ylber  Gjini, pas takimit me drejtoreshën e institucionit Zana Cela , kërkon një shpjegim nga ministrja Elva Margariti.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Shqipërisë Reshat Ibrahimi e cilëson deklaratën shokuese dhe kërkon sqarim nga Margariti. Ibrahimi  e cilëson  rikthim tek skenari i fillim viteve 2000, për  privatizmin e operas, gjë që u kundërshtua me protesta nga artistët.

Baritoni Ylber Gjini, thotë se PP nuk funksionon në opera, si shembull merr edhe naftëtarët e Ballshit. Ndryshimi i varësisë  është në kundërshti të plotë me ligjin, sipas kreut të sindikatës.

Ndërkohë që Reshat Ibrahimi, thotë se grupet permanente  po mbledhin firmat e artistëve të operas dhe baletit dhe ansamblit  për të hedhur poshtë, ndryshimin e varësisë të institucionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!