Fotografi që qëndron pas fotove të guximshme: Nudizmi është art, s’ka të bëjë me provokimin

schedule11:15 - 24 Shtator, 2020

schedule 11:15 - 24 Shtator, 2020

I ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ishte Andi Agaraj, fotografi i njohur që qëndron pas fotove të guximshme. Agaraj foli për punën dhe detaje të rëndësishme të realizimit të fotogravie nudo, që janë konsideruar gjithmonë tabu në vendin tonë.

Teksa rrëfeu pse vendosi t’i përkushtohej realizimit të fotove të tilla, fotografi nënvizoi se nudizmi në vetvete është art dhe nuk ka të bëjë me provokimin.

Është pasion, art dhe nuk ka të bëjë me provokimin, nuk kam bërë foto nudo për të rënë në sy. Kur shihja fotografët e huaj që bënin ekspozita gjigande me nudo dhe që atëherë filloja t’i bëja. Kam shumë albume nga fotografë të famshëm. Helmut Newton është idhulli im, është babai i fotove nudo dhe pse mos ta bëja këtë gjë edhe në Shqipëri. “, tha Agaraj.

Megjithatë, ai thotë se përballet dhe me kritika pasi një pjesë e konsiderueshme e njerëzve i keqinterpretojnë fotografitë e tilla, duke i konsideruar si vulgaritet, por siç thotë fotografi, është e rëndësishme të ruhet balanca për të mos qenë vulgar.

I pyetur nga moderatori Alban Musa për personazhet publikë që do të dëshironte të realizonte një set fotografik nudo, fotografi përmendi Sibora Bitrin, Era istrefin dhe Dafina Zeqirin. xh.d/abcnews.al