Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paralajmëruan protestë, nis takimi i mjekëve në Kryeministri, e pranishme edhe Manastirliu

schedule09:39 - 24 Shtator, 2020

schedule 09:39 - 24 Shtator, 2020

Pak minuta më parë ka nisur takimi në Kryeministri mes ministres Manastirliu dhe  4 mjekëve të QSUT-së.

Mjeket e pranishëm në takim janë: Gentian Stroni infeksionist, Altin Kuqo neurolog, Fatos Olldashi neurokirurg, Arjan Harxhi infeksionist si dhe Arjan Mezini pneumolog.

Mësohet se në këtë takim është i pranishëm edhe Drejtori i Spitalit në QSUT, Enkelejd Joti.

Në këtë takim mjekët i kanë kërkuar qeverisë plotësimin e 4 kërkesave të tyre.

Kërkesat e mjekëve dhe infermierëve: 

-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm

-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndërkohë sipas shkresës se sindikatës së punonjësve të shërbimit shëndetësor, mjekët do të lënë një afat dyjavor për strukturat përgjegjëse, për tu prononcuar dhe hyrë në bashkëbisedime e konsulta për zgjidhjen e problemeve te tyre.

Sakaq ata kanë paralajmëruar se në rast të moskthimit të një përgjigjeje do të përshkallëzojë aktivitetin e saj.

Në fakt ditën e sotme rreth orës 10:00, Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor paralajmëroi një protestë një orëshe në sheshin para spitalit nr. 1 pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë por policia e ka refuzuar kërkesën e mjekëve për protestuar.

Mjek Infektolog në Shërbimin Infektiv  Gent Stroni tha për abcnews.al se kërkesën me 4 pikat e kishin bërë që në muajin gusht, por nuk morën përgjigje deri në momentin që njoftuan protestën, nderkohe qe pas kesaj reagoi Kryeministria ku i ftoi për t’i dëgjuar.

LEXO edhe: Policia u anuloi protestën, mjeku flet për Abcnews.al: Nesër në takim nuk do na presë Rama

Stroni tha se kërkesat Edi Ramës ia çuan përpara se ky i fundit të njoftonte rritjen e pagave ndersa shtoi se letrën me 4 kërkesat ia çuan edhe Presidentit Ilir Meta dhe Lulzim Bashës, por as nga ata nuk morën përgjigje prej muajit gusht.

N.D./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!