Gjesti emocionues, Elgiti bën tatuazh foton më të bukur me të birin

schedule07:46 - 24 Shtator, 2020

schedule 07:46 - 24 Shtator, 2020

Çifti i njohur, Elgit Doda dhe Klea Huta u bënë prindër për herë të parë me datë 4 qershor.

Moderatorja solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Krid.

Që nga ai moment, çifti nuk i kanë kursyer fotot pranë të birit në rrjete sociale, mirëpo portretin e të voglit nuk e kanë zbuluar ende.

Vetëm së fundmi, një ndër fotot me Kridin, Elgiti e ka gdhendur përgjithmonë në trupin e tij.

Ai ka bërë tatuazh në krah veten dhe të birin, duke shijuar perëndimin e diellit dhe këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Instastory.

Ky gjest është përgëzuar shumë  nga fansat, të cilët nuk kanë nguruar me komentet e tyre.  l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!