Një i ri është plagosur në ambientet e jashtme të një shkolle në Londër.
27-vjeçari po lufton për jetën, pas një incidenti me të shtëna me armë ndodhi jashtë një shkolle fillore.
Ngjarja ndodhi në Bermontsey ndërsa studentët në shkollë po ndiqnin mësimet e tyre normalisht.
Ai u transportua në spital me helikopter, ndërsa sipas mediave lokale ai është plagosur rëndë dhe “jeta e tij është në rrezik”.
Shkaqet e sulmit janë të panjohura deri më tani, ndërsa nuk ka të arrestuar. g.v/abcnews.al