Natyra dhuron herë pas here surpriza të hidhura dhe një gjë e tillë i ka ndodhur disa futbollistëve adoleshentë në Zvicër.
Po luhej ndeshja në kantonin e St Gallen midis “Walmer Boys School” dhe “Jamaica College” kur një rrufe i ka trembur të gjithë.
Disa prej lojtarëve pësuan lëndime, saktësisht 14 prej tyre, të gjithë të moshës 15-16 vjeç. Ata përfunduan në spital pas dëmtimeve të marra nga rrufeja.
Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe u desh të transportohej me helikopter për shkak të gjendjes së rënduar. /abcnews.al