45 mijë euro dhe afro 10 mijë USD janë sekuestruar gjatë operacionit “Vjeshtë 2017″ në Vlorë. Sipas informacionit të policisë, kjo vlerë dyshohet se është përfituar në mënyrë të paligjshme dhe i përkasin një 22 vjeçari me inicialet L.M i cili jeton në Vlorë. Policia nuk ka thënë se nga çfarë aktivitetesh të paligjeshme vinin këto para, por i është referuar prokurorisë me veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Operacioni “Vjeshtë 2017” në Vlorë
schedule15:26 - 23 Tetor, 2017
schedule 15:26 - 23 Tetor, 2017