Skuadrat shqiptare të Maqedonisë së Veriut nuk hasin probleme në sfidat e Kupës. Shkupi fitoi 1-2 në fushën e Sloga Vinica, duke siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-ve.
Dembo Darboe dhe Freddy Alvarez i dhuruan avantazhin e dyfishtë bardhekaltërve në 45 minutat e para, teksa vendasit realizuan golin e nderit në pjesën e dytë.
Triumf jashtë fushe edhe për Renovën. Skuadra nga Tetova triumfoi me “poker” golash ndaj Ohrit, duke u kualifikuar pas suksesit 0-4.
Fitore arriti edhe KF Gostivari (garon në divizionin e dytë), që mposhti me rezultatin e thellë 5-0 në shtëpi ekipin e Tikves. /abcnews.al