Agne Simonsson, ish-sulmuesi i Suedisë, ka humbur jetën në moshën 84-vjeçare. Pjesë e kombëtares së tij për 10 vite, madje në finalen e Kupës së Botës 1954 shënoi një gol në humbjen 5-2 kundër Brazilit të Pele.
Simonsson ishte edhe pjesë e Real Madrid për dy vite, ndërkohë që në Spanjë ka veshur edhe fanellën e Real Sociedad. Në Suedi ai është aktivizuar vetëm për Orgryte IS dhe konsiderohet një legjendë për atë klub.
Te Real Madrid nuk ëshët se la dot gjurmë, por klubi spanjoll kurrsesi nuk e harron dhe ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për familjarët dhe të afërmit e tij. “Real Madrid, presidenti dhe Bordi Drejtues, janë thellësisht të pikëlluar për ikjen nga jeta, në moshën 84-vjeçare, të Agne Simonsson.
Ai luajti për Real Madrid gjatë periudhës 1960-1961 dhe 1962-1963, kur ekipi fitoi 1 Intercontinental Cup dhe 2 tituj kampion. Real Madrid dëshiron të shprehë ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, miqtë dhe të dashurit e tij. Klubi shpreh ngushëllimet e tij për të gjithë madrilenët”, shkruan klubi spanjoll. /abcnews.al