Shiu i dendur i orëve të para të mëngjesit ka përmbytur disa nga rrugë kryesore në Durrës. Përkatësisht rruga “Taulantia”, ajo e Shkozetit, e stacionit të trenit dhe kryqëzimi i stadiumit kanë pasur më shumë probleme.
Siç duket dhe nga pamjet mjetet dhe qytetarët kanë pasur vështirësi për të lëvizur.
Edhe në Lezhë në lagjen Besa prej bllokimit të kanalizimeve rrugët janë përmbytur. Lezhjanët në këtë shi të parë të vjeshtës kanë qenë të papërgatitur dhe këmbësorëve ju është dashur të ecin të zhytur në ujë.
Ndërkaq në Konispol ka rënë breshër me kokrra as një top pingpongu.
Raportohet për dëmtime të të mbjellave. Nga grupe e bashkisë që kanë shkuar në terren mësohet se janë dëmtuar rreth 30 për qind e prodhimit të agrumeve dhe ullinjve.