Pretendonte se ishte “Jezusi”, arrestohet ish oficeri i policisë në Rusi

schedule13:16 - 23 Shtator, 2020

schedule 13:16 - 23 Shtator, 2020

Autoritetet ruse kanë arrestuar një ish-oficer të policisë rrugore, i cili pretendon se është  ri mishërimi i Jezusit. Ish oficeri ka drejtuar një kult në Siberi për tre dekadat e fundit, raporton The Guardian

Komiteti Hetimor i Rusisë tha në një deklaratë se grupi fetar kishte ushtruar presion psikologjik duke i zhvatur para adhuruesve të tij. Torop, i njohur si Vissarion, themeloi Kishën e Dhiatës së Fundit në rajonin e Krasnoyarsk në 1991. Operacioni për arrestimin e tij dhe të bashkëpunëtorëve u udhëhoq nga policia e shtetit si dhe anëtarët e Shërbimit Federal të Sigurisë, transmeton abcnews.al

 

Ata mund të përballen me 12 vite burg nëse shpallen fajtorë.

“Unë nuk jam Zot. Dhe është gabim të shohësh Jezusin si Zot. Por unë jam fjala e gjallë e Zotit. Gjithçka që Zoti dëshiron të thotë, ai e thotë përmes meje, ”tha Vissarion për Guardian në 2002 .

Mediat ruse raportuan se në ideologjinë e kultit, Vissarion pretendon se Jezusi po vëzhgon njerëzit nga një orbitë afër Tokës dhe Virgjëresha Mari ishte “duke drejtuar Rusinë”, duke e quajtur më vonë  veten Jezus. s.ba/abcnews.al