Moderatori shqiptar prezanton emisionin më të ri në Mediaset: Si ndikoi Albano Carrisi tek vendimi i drejtorit

schedule11:13 - 23 Shtator, 2020

schedule 11:13 - 23 Shtator, 2020

Moderatori Xhani Shqerra ka qenë shumë i përfolur në mediat muajt e fundit. I ftuar në ABC e Mëngjesit, ai sot ka shuar të gjithë zërat dhe ka pranuar se do të jetë pjesë e një projekti italian në televizionin prestigjoz Mediaset.

Xhani ka treguar se ky emision lidhet me arkitekturën dhe është brenda fushës së tij, gjë e cila e ka ndihmuar shumë.

Ai ka zbuluar edhe detaje të shumta si për shembull që të drejtonte këtë program, i është dashur të kalojë më përpara një intervistë me këngëtarin e madh Albano Carrisi. Pëlqimi i këtij të fundit kishte ndikuar drejtëpërdrejtë te vendimi i drejtorit.

“Është një punë shumë vjeçare dhe një dedikim që unë kam ndaj të bukurës. Sigurisht që ky investim që me kohën nxjerrë në pah puna e shumë vitëve. Unë e quaj një arritje personale dhe në nderim të atyre që më hapën dyert kur unë erdha këtu.

Shqipëria të konsumon se duhet vetem të japësh, ndërkohë atje ndihem shumë mië. Se më kanë besuar  një emision arkitekturor që jam në ujërat e mija. Do të bëjë skenarin, regjinë dhe të gjitha vetë.

E kam pasur shumë të lehtë të afirmohem në Shqipëri mbase për zhanrin që kisha. Normal që të bësh lifestyle në Shqipëri nuk është e lehtë, por unë isha në fushën time. Pastaj është një fushë që nuk pëlqehet nga masa po unë dija ta bëja mirë atë”, tha Xhani.

Më tej, ai shtoi për projektin në Itali: “Ka të bëjë me disa zona arkitekturore që nuk janë të braktisura po jo aq të frekuentuara pasi janë lënë pas dore nga rinia. Nuk është tamam i Mediaset por i jashtëm.

Intervista me Albano Carrisin këngëtarin e njohur ka  qenë vendimtare te drejtori i këtij programi, vlerësimi i të cilit ndikoi pasi është një figurë shumë e madhe”. l.k/abcnews.al