Nga moti i keq disa akse kryesore të qyteteve janë përmbytur, duke shkaktuar vështirësi në lëvizje.
Vetëm pak minuta kanë mjaftuar që disa nga lagjet në qytetin e Durrësit, të përmbyten.
Siç duket edhe nga pamjet uji ka arritur në disa centimetra, duke shkaktuar edhe vështirësi në lëvizje.

Po ashtu ditën e sotme edhe Lezha “u zgjua” nën ujë. Lexo edhe: Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, vështirësohet qarkullimi
Ndërkohë mëngjesin e sotëm ka rënë breshër në Konispol, madhësia e të cilit krahasohet me një top ping pong-u./abcnews.al/

