PD: Nëse Rama s’do prekte ‘Zgjedhoren’ njëanshmërisht do hapeshin negociatat

schedule22:48 - 22 Shtator, 2020

schedule 22:48 - 22 Shtator, 2020

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho shprehet se Bashkimi Evropian do të hapë negociatat vetëm me Maqedoninë e Veriut dhe jo me Shqipërinë dhe për këtë akuzon Edi Ramën, që sipas tij po sakrifikon të ardhmen e vendit për mbajtjen e pushtetit. Shkak sipas tij janë ndryshimet Kushtetutese për Reformën Zgjedhore.

Me vendimin per te hapur negociatat vetem me Maqedonine e Veriut, duket qarte qe nuk jane pengese problemet e brendeshme te BE, por jane problemet e brendeshme te Shqiperise, eshte vete Edi Rama.

Ne se Rama nuk do prekte ne menyre te njeaneshme, nepermjet ndryshimeve Kushtetuese, reformen zgjedhore te arritur me konsensus ne 5 Qershor, Shqiperia do kishte marre daten e hapjes se negociatave.

Por Rames nuk i intereson hapja e negociatave por mbajtja e pushtetit dhe sakrifikoi edhe nje here te ardhmen europiane te vendit sikurse ka vepruar cdo here qe nga viti 2012. I ka hyre frika ne palce nga humbja e zgjedhjeve dhe pergjegjesia penale per keto qe i ka bere vendit ne 7 vitet e fundit.

Nuk e shpeton dot asnje manover. Ti japim ate qe meriton ne 25 Prill’ shkruan ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!