Kanceri gjinekologjik, onkologët: Vitet e fundit po vërejmë shtim të rasteve

schedule20:45 - 22 Shtator, 2020

schedule 20:45 - 22 Shtator, 2020

Vitet e fundit mjekët onkolog vërejnë rritje të numrit të pacientëve që vuajnë nga tumoret gjinekologjike.

Onkologu gjinekolog në Spitalin “Hygeia” në Tiranë, Nikita Manoku shprehet se as për shqetësimin më të vogël nuk duhet shmangur specialisti.

“Edhe për të bërë një Chek-up, i cili në dukje është i parëndësishëm, ka një vlerë shumë të madhe. Kanceri nuk lajmëron, por vjen në mënyrë të papritur”, u shpreh ai.

Vendosja e një diagnoze të saktë sipas doktor Nikita Manokut është hapi i parë për trajtimin e sëmundjes dhe kjo arrihet falë bashkëpunimit mjek -pacient.

“Ka kancer që shoqërohen vetëm me operacione. Por ka stade të kancerit që janë më të avancuara dhe në këto raste pacienti mund të operohet, por kërkon një trajtim pos-operator. Ka edhe raste të rënda që kanceri mund të jetë inoperabël dhe duhet t’i nënshtrohet një  radioterapie dhe një moment të dytë, nëse do të jenë rezultative atëherë i nënshtrohet kirurgjisë, por asnjë nga këto nuk mund të vendoset pa u bërë një diagnozë e saktë” sqaroi Manoku.

Onkologu gjinekolog në Spitalin “Hygeia” në Tiranë Nikita Manoku apelon për të zgjedhur me kujdes mjekun që do të ndjekë ecurinë e sëmundjes.

“Duhet të drejtohen në spitalet multidisiplinore që kanë stafin e përshtatshëm, mundësitë për të bërë një diagnozë profesionale dhe kush punon në këto spitale siç është ky i yni do të kuptojë se sa e rëndësishme është kjo .

Spitali “Hygeia” në Tiranë ka një staf specialistësh vendas dhe të huaj dhe është i kompletuar me teknologji moderne për trajtimin e problemeve të tilla./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!