Kanceri gjinekologjik, mjeku në Hygeia: Kapja në kohë e sëmundjes, trajtim efektiv

schedule14:48 - 14 Prill, 2021

schedule 14:48 - 14 Prill, 2021

Diagnostikimi në stade të avancuara i sëmundjeve gjinekologjike, kryesisht atyre me natyrë malinje shoqërohet me një proces më të gjatë dhe më të vështirë trajtimi.

Mjeku obsetër gjinekolog, kirurg onkolog dhe specialist për infertilitetin ne spitalin Hygeia me përvojë  mbi 25 vjecare Profesor Doktor Hakan Satiroglu bën thirrje për kryerjen e kontrolleve periodike me qëllim diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin në kohë të këtyre patologjive.

Me termin kancer gjinekologjik përfshihen të gjitha llojet e tumoreve të cilat prekin organet riprodhuese femërore dhe si të tillë përmendim, kancerin e qafës së mitrës, të endometrit, të vezoreve si dhe atë vaginal.

 

Për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës rekomandohet vaksinimi i vajzave duke filluar nga mosha 9-vjecare ndaj HPV i cili është shkaktari primar i shfaqjes së këtij lloj tumori. Në të njëjtën kohë për të gjitha gratë rekomandohet kryerja periodike e Pap Test-it, ekzaminim përmes së cilit mund të vlerësohet ndryshimi i qelizave të qafës së mitrës edhe në fazat prekanceroze.

Nga ana tjetër kanceri i mitrës si dhe i vezoreve nuk mund të diagnostikohet përmes pap testit, prandaj minimalisht një herë në vit, rekomandohet gjithashtu kryerja e konsultave me mjekët specialistë gjinekologë si dhe ekografia gjinekologjike, ekzaminimi i cili mundëson diagnostikimin e këtyre lloj tumoreve që në fazat e hershme“, ka thënë mjeku.

Çelësi i suksesit në trajtimin e pacienteve të diagnostikuara me kancer gjinekologjik është përcaktimi i metodës së duhur të trajtimit për secilën prej tyre.

“Në spitalin Hygeia, është i mundur trajtimi multidisiplinor i pacientëve me patologji malinje si në rastet kur tumori diagnostikohet në stadet fillestare dhe është e nevojshme vetëm ndërhyrja kirurgjikale për eleminimin e tij, ashtu edhe në rastet kur është i nevojshëm trajtimi i mëtejshëm i pacientit me kimioterapi dhe radioterapi“, ka thënë mjeku.

Shfaqja e sëmundjeve malinje gjinekologjike mund të bëhet shkaktare e infertilitetin në çift, por mjeku në spitalin Hygeia thotë se kjo ka një zgjidhje.

Për të shmangur pamundësinë e konceptimit të shtatzënisë së mëvonshme, pra pas trajtimit të kancerit gjinekologjik, në spitalin Hygeia ofrohen të gjitha metodat e ruajtjes së vezoreve, vezëve, embrionit dhe spermës. Në këtë mënyrë mund të vijohet me procesin e shtatzënisë në një moment të dytë,” është shprehur ndër të tjera ai.

Profesor Doktor  Hakan Satiroglu shprehet se numri i grave me kancer gjinekologjik ka qenë në  rritje në të gjithë botën për shkak ndryshmit të stilit të jetesës dhe ndotjes së mjedisit./abcnews.al