Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në vizitën e tij në zyrtare në Liban ditën e sotme është takuar me Shefin e Përgjithshëm të Sigurisë, Gjeneral Majori Abbas Ibrahim.
Më herët ministri Lleshaj u takua edhe me homologun e tij, Mohammad Fahmi.
Lexo edhe: Protesta i vë në lëvizje, Lleshaj në Liban, kërkon ndihmë për shpëtimin e fëmijëve shqiptarë në Siri
Në këtë takim Lleshaj i kërkoi ndihmë Libanit për çështjen e fëmijëve shqiptarë, të ndodhur në kampet e refugjatëve në Siri, shkruajnë mediat në Liban.
Kujtojmë se në kampin “Al Hol” janë shumë fëmijë dhe gra shqiptare. Po ashtu në Tiranë u zhvilluan edhe protesta duke i kërkuar qeverisë të ndërhyjë për të rikthyer të afërmit e tyre në Shqipëri.;i.k/abcnews.al/