Christina Aguliera ka zbuluar se po punon për projekte të reja. Duke folur për Zane Lowe në Apple Music, Christina tha se vendi i saj, Las Vegas dhe X Tour vitin e kaluar e kanë frymëzuar atë gjatë kësaj periudhe joproduktive.
“Unë kam qenë në studio gjatë gjithë karantinës. Jam në komoditetin e studion time të shtëpisë. Kështu që unë kam këtë avantazh … Pra, po bëj muzikë që është vërtet domethënëse për mua tani.“, tha Aguilera.
Christina Aguilera u rikthyer pak kohë me një version të ri të “Reflection”, kënga që ishte kolonë zanore e filmit “Mulan” në vitin 1998. “Reflection” ishte kënga që nisi karrierën e këngëtares, e cila me kalimin e kohës u bë një nga zërat më të njohur të viteve të fundit. xh.d/abcnews.al