Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës në shkollën që po rindërtohet “Shaqe Mazreku”.
Kreu i qeverisë ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ndërsa theksuan se nxënësit do të rikthehen në këtë shkollë në nëntor.
Gjatë inspektimit të punimeve, Rama nuk la pa “thumbuar” edhe komentuesit.
“Inxhinieret” e Facebook thonë që janë dritaret e vogla. Por këtu futet shumë dritë”, tha Rama. g.v/abcnews.al