Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bëri kërdinë në Kavajë, kapet 25-vjeçari nga Peqini

schedule12:14 - 22 Shtator, 2020

schedule 12:14 - 22 Shtator, 2020

Policia e Kavajës ka arrestuar një 25 vjeçar nga Peqini, i cili dyshohet se ka kryer një mori vjedhjesh në qytet.

Dyshohet se i riu ka kryer të paktën 10 vjedhje në banesa dhe të biçikletave në zonën e Kavajës. Gjatë operacionit atij iu kap edhe një pistoletë çakmak.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se i riu është autor edhe i 10 rasteve të tjera të vjedhjeve të banesave dhe biçikletave, konkretisht:

-Më datë 18.09.2020, ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit M. H.;

-Më datë 16.09.2020, ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit A. M.;

-Më datë 13.09.2020, në Golem, Kavajë, ka vjedhur disa vegla pune elektrike në banesën e shtetasit R. H.;

-Më datë 30.08.2020, tek mali i Robit, në Golem, ka vjedhur një shumë parash dhe një telefon në banesën e shtetasit E. B.;

– Më datë 23.08.2020, në fshatin Qerret, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit A. L.;

– Më datë 12.08.2020, në Malin e Robit, ka vjedhur 700 euro në banesën e shtetasit E. K. dhe 220.000 lekë të vjetra në banesën e shtetasit A. S.;

– Më datë 08.08.2020, tek Mali i Robit, Golem, ka vjedhur biçikletën e shtetasit L. V.;

– Më datë 31.07.2020, në Golem, tek Mali i Robit, ka vjedhur biçikletën e shtetasit S. C.;

-Më datë 07.05.2020, ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S. Ç., ku ka marrë një televizor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!