Gjykata e Durrësit ka caktuar masës së sigurisë për pese personat e arrestuar nen akuzen e vrasjes së 39 vjecarit Armando Baboci dhe plagosjen e Erald Gjinit ne Durres.
Kështu gjykata vendosi të caktojë masën e sigurisë arrest në burg për:
Klodjan Daci, Henri Tatasi dhe Sergio Tatasi me akuzën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa caktoi masën “detyrim paraqitje” për:
Endri Çimo Bregu, dhe Argit Kastrioti nën akuzën e moskallëzimit të krimit.
ABC News ka siguruar pamje nga Gjykata e Durrësit, ku katër të arrestuarit për vrasjen e Armando Baboçit, kanë dalë para trupit gjykues.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti të ndodhur mes familjes Tatasi dhe Baboçi, ku si pasojë humbi jetën Armando Baboçi 39 vjeç, ndërsa i plagosur në spital është i biri Erald Gjini 19 vjeç, djali ka ndryshuar mbiemrin.
LEXO edhe: EMRAT/ Konflikti me një viktimë në Durrës, arrestohen pesë persona, në kërkim 3 të tjerë
Klodian Daçi, 20 vjeç, dyshohet se ka qenë personi që ka shtënën me armë në drejtim të babë e bir.
Të arrestuar të tjerë për bashkëpunëtor në vrasje janë Henri dhe Serxho Tatasi, ndërsa për fshehje krimi akuzohen Argit Kastrioti dhe Endri Çimo Bregu.
N.D./abcnews.al