Reforma e sistemit të drejtësisë në Shqipëri është përshkruar si “revolucionare” dhe “e guximshme” nga ekspertët holandez, të cilët morën pjesë në një tryezë diskutimi në HagëNë tryezë ishin të ftuar për të shpjeguar reformën në drejtësi në Shqipëri, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj,dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Zbatimi i reformës në drejtësi është kryer me ndihmën e ekspertëve të Bashkimit Evropian dhe veçanërisht ekspertët që përfaqësojnë Holandën të emëruar nga Qendra për Bashkëpunimin Ligjor Ndërkombëtar.
Robert Bosch, ish-Ambasador i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri theksoi se, “me zbatimin e reformës në drejtësi, Shqipëria ka tejkaluar në reformat e saj edhe reformat e ndërmarra nga disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian”. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj si dhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, e bënë të qartë që çdo ndryshim i kryer si pasojë e reformës është konsultuar gjerësisht me organizatat e shoqërisë civile dhe aktorët e tjerë të interesuar nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent, i cili ishte treguesi më i mirë i zhvillimit të kulturës demokratike në vend.
Njoftimi i plotë
Ambasada shqiptare në Holandë në bashkëpunim me Qendrën për Bashkëpunimin Ligjor Ndërkombëtar (The Center for International Legal Cooperation (CILC) organizuan një tryezë diskutimi me tematikë “Shteti i së drejtës në Shqipëri dhe kontributi Holandez dhe i Bashkimit Evropian”.
Në tryezë ishin të ftuar për të shpjegua Reformën në Drejtësi në Shqipëri, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Drejtuesja e Ekipit të Euralius Agnes Bernhard dhe Eric Vincken, zëvëndësdrejtor i CILC.
Gjatë tryezës së diskutimit doli në pah që në vijim të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të zbatimit të reformës në drejtësi, e cila ka si qëllim të rrisë profesionalizmin, eficencën dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.
Reforma e sistemit të drejtësisë në Shqipëri është përshkruar si “revolucionare” dhe “e guximshme” nga ekspertët holandez, të cilët morën pjesë në një tryezë diskutimi
Zbatimi i reformës në drejtësi është kryer me ndihmën e ekspertëve të Bashkimit Evropian dhe veçanërisht ekspertët që përfaqësojnë Holandën të emëruar nga Qendra për Bashkëpunimin Ligjor Ndërkombëtar (The Center for International Legal Cooperation (CILC).
Gjatë diskutimeve doli në pah që modeli shqiptar i reformës në sistemin e drejtësisë është një nga modelet më të mira për reformimin e sistemeve të drejtësisë në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet e tjera.
Me zbatimin e reformës në drejtësi, Shqipëria ka tejkaluar në reformat e saj edhe reformat e ndërmarra nga disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian. “Reformat në Shqipëri, kurrsesi nuk mund të konsiderohen kozmetike dhe përkundrazi mund të quhen si një përpjekje e guximshme dhe unike në llojin e saj” deklaroi Robert Bosch, ish-Ambasador i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe moderatori i tryezës së diskutimeve.
Në përgjigje të pyetjeve nga pjesëmarrësit, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj si dhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, e bënë të qartë që çdo ndryshim i kryer si pasojë e reformës është konsultuar gjerësisht me organizatat e shoqërisë civile dhe aktorët e tjerë të interesuar nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent, i cili ishte treguesi më i mirë i zhvillimit të kulturës demokratike në vend.
Nga pjesëmarrësit u përmend edhe se reforma në drejtësi ishte një nga elementët kyç që bindi Komisionin Evropian për të rekomanduar hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm, në cilësinë e ish-kryetarit të Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi u shpjegoi të pranishmëve domosdoshmërinë për një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë, e kushtëzuar kjo nga niveli profesional, mënyra se si funksiononin institucionet drejtuese të sistemit, si dhe perceptimi negativ që publiku shqiptar kishte tek sistemi i drejtësisë.
Sipas Xhafaj, ajo çka pritet nga kjo reformë është pastrimi i radhëve të sistemit nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, të paaftë dhe të lidhur apo ndikuar në vendimarrjen e tyre nga bota e krimit, krijimi i institucioneve të reja që sigurojnë më shumë pavarësi të sistemit, krijimi i mekanizmave që garantojnë balancë dhe kontroll efektiv të sistemit në luftë me koorporatizmin dhe korrupsionin.
Ministrja e Drejtësisë, gjatë fjalës së saj, u shpreh se “në Shqipëri sistemi i drejtësisë është rindërtuar nga themelet. Jo çdo njeri është dashamirës ndaj sistemit të ri për shkak se kanë shumë për të humbur. Rrjedhimisht, ndryshimet rrënjësore në sistemin ligjor shqiptar nuk lidhen vetëm me ligjet dhe rregullat, por edhe me zemrat dhe mendjen e njerëzve”.
Më tej, përpara auditorit, ministrja Gjonaj deklaroi se “jemi krenar që jemi asistuar nga një numër ekspertësh dhe akademikësh me eksperiencë, si edhe nga ekipi i CILC në ndryshime e mëdha që po ndërmarrim dhe të cilat qysh tani, kanë sjellë shumë zhvillime. Pa ndihmën e vendeve të tjera, qeveria dhe administrata publike do e kishte të vështirë të ndërmerrte reforma të një shkalle të tillë”.
Eric Vincken, zëvendësdrejtor i CILC përgjegjës për drejtimin e ekipit të ekspertëve holandez tha se “reforma ligjore në Shqipëri është e një shkallë historike dhe e pashoq. Nuk është bërë kurrë më parë. Ka ndryshuar pothuajse çdo nen dhe kapitull të legjislacionit shqiptar. Gjithashtu, ne vlerësojmë miratimin në parim të marrëveshjes së Eurojus-it nga Shqipëria si dhe nëpërmjet pjesëmarrjes së Shqipërisë në platformat e tjera ndërkombëtare ajo është shndërruar në një anëtare me të drejta të plota të ekosistemit ligjor global. Hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të nxisë më tej qeverinë për të vijuar me reformat rrënjësore në Shqipëri”.
Në takim foli edhe zonja Agnes Bernhard, drejtuesja e ekipit të Euralius, e cila ndau me të pranishmit rolin që ka luajtur EURALIUS në hartimin e reformës, si de në zbatimin e saj.
Në përmbyllje të takimit, z.Bosch vlerësoi reformat e rëndësishme që qeveria shqiptare ka ndërmarrë si dhe deklaroi që për sa i përket kapitullit 23 dhe 24, në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria është shumë here më e avancuar se sa shtete të tjera të rajonit, të cilat i kanë hapur negociatat e anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian./abcnews.al