Gjykata e la në burg për vrasjen e 33-vjeçarit, Arbër Kote i penduar: I kërkoj falje familjes

schedule10:30 - 22 Shtator, 2020

schedule 10:30 - 22 Shtator, 2020

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “arrest ne burg” për Arbër Kote. 26 vjeçari vrau me thikë për rrugën e makinës Idajet Dullën.

Gjyqtari Rexhep Bejteshi ka pranuar kërkesën e prokurorit Bledar Begu, i cili kërkoi si masë shtrënguese për 26-vjeçarin atë të arrestit në burg.

Kote është shfaqur para togave të zeza i penduar, ku fillimisht ka pranuar krimin dhe më pas i ka kërkuar publikisht falje familjes së viktimës. “Jam penduar shumë për veprimin tim. Me vjen shumë keq që situata percipitoi në këtë mënyre. Gjithçka ndodhi papritur. Fillimisht debatuam për rrugën, por ai reagoi shumë keq. Më goditi me grushta dhe unë në një moment nxora thikën. Nuk doja ta vrasja, thjesht ta trembja pasi po më qëllonte. Jam shume i tronditur nga ana psikologjike, pasi se kisha menduar kurrë që nje ditë do ndodhesha në një situatë të tillë. Më vjen shume keq, u kërkoj falje familjarëve të viktimës. Nuk desha ta qëlloja”,- është shprehur në sallën e gjyqit 26-vjecari, i cili akuzohet për vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Ngjarja ndodhi të shtunën, ku Arbër Kote, shofer i një autobusi fasonerie qëlloi me thikë duke lënë të vdekur furnizuesin e  marketitit 33-vjeçarin, Idajet Dulla, pas një sherri për zënien e rrugës.

Arbër Kote është djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote, i cili u arrestua në vitin 2016 me akuzën se favorizoi lirimin e Lulzim Berishës nga burgu.

dëshminë e  tij 26-vjeçari ka thënë se ka vepruar për vetëmbrojtje ndërsa ka shtuar se është penduar që ka lejuar përshkallëzimin e situatës.

“I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai regoi shumë ashpër. Më fyeu dhe më qëlloi me grushte. Për vetëmbrojtje nxora thikën dhe e qëllova pasi më goditi disa herë. Jam penduar që lejova që konflikti të përshkallëzonte, pasi duhet ta kisha toleruar. Por më fyeu dhe shau shume keq”, ka thënë ai. g.v/abcnews.al