Shefi i qeverisë rajonale të Madridit kërkoi ndihmën e ushtrisë në luftën kundër koronavirusit. Disa ditë më parë autoritetet lokale urdhëruan një bllokim të pjesshëm, duke nxitur protesta nga ana e qytetarëve.
Në kulmin e valës së parë të pandemisë në mars-prill, Spanja vendosi mijëra trupa për të ndihmuar autoritetet civile të mbajnë nën kontroll situatën e krijuar nga koronavirusi.
Rritja e rasteve të reja, e cila ka arritur kulmin mbi 10 mijë në 24 orë, është më e larta në Europën Perëndimore, ndërsa numri i viktimave është 30,663. Sanchez tha se qeveritë qendrore dhe rajonale do të përcaktojnë numrin e forcave ushtarake dhe të policisë në një takim mbi situatën e krijuar./abcnews.al