Zalla: Bojkoti nuk është zgjidhje! Federata të bëjë fusha, jo stadiume

schedule23:33 - 21 Shtator, 2020

schedule 23:33 - 21 Shtator, 2020

Lirim Zalla është i ftuar në emisionin Pressing në ABC News. Në fjalën e tij, Zalla u shpreh: “Për futbollin nuk ka punuar as qeveria, e as Federata. Tani erdhi në një pikë ku nuk mbaj ujë pilafi. Bojkoti është ekstremi më i madh që mund të ekzistojë. Kanë bërë mirë që ka heshtje shtypi, pasi do të kishte gafa të mëdha. Nuk ka asnjë orator te Liga, dhe nëse ka, janë të politizuar. Ne duhet ta ruajmë futbollin nga politika.

Në rast se do të ulen në tavolinë, këta nuk pranojnë të ulen në tavolinë. Pranuan Fidelin si përfaqësues të Qeverisë, këtu është dorëzimi i parë. Por Fideli pranoi dhe shkoi për herë të dytë. Ata vazhdojnë me bojkot.

Po pse, zgjidhje është bojkoti? Ja dhe Kryeministri ia pranoi kërkesat, po kush na garanton që pas gjashtë muajsh ata të dalin në bojkot prapë? Ky është një proces shumë i rrezikshëm. Këta kokëfortë, duhet të ulen në tavolinë. Historia është këtu: nuk mund të shkosh në ekstrem, të thuash se unë bojkotoj.

Nuk mundesh dot, është djersa e mijëra të rinjve. Maksimumi që mund të bësh, është një lloj proteste, ta nisësh me 15 minuta vonesë ndeshjen. Kemi 20 vite që presim, kemi një president Federate, që 20 vite. Ka bërë stadiume thotë Fideli. Federata bën fusha zotëri, nuk bën stadiume!”, u shpreh Zalla./abcnews.al