Delegacioni amerikan i kryesuar nga i dërguari special i SHBA-ve, Richard Grenell për dialogun Kosovë-Serbi ndodhet sot në Prishtinë.
Ata kanë zhvilluar takime me krerët e politikës në Kosovë. Ndërkohë, që takimet zhvillohen në kohë pandemie, bie në sy përshëndetja e tyre.
Pak para konferencës për shtyp, anëtarët e delegacionit amerikan, kryeministri Avdullah Hoti, presittenti Thaçi dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani janë përshëndetur me bërryla.
Ndërkaq, Grenell pas takimit me Presidentin dhe kryeministrin e Kosovës gjatë vizitës që po zhvillon në Prishtinë u shpreh në një konferencë për mediat se Presidenti Trump i kishte kërkuar që të shkonte dhe të ndiqte zbatimin e paktit që u firmos në Shtëpinë e Bardhë.
Nga ana tjetër, Thaçi e dekoroi Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave. g.v/abcnews.al