Instagrami ka shtuar një opsion të ri që mund t’ju shpëtojë në disa rase nga “sikleti”.
Bëhet fjalë për një veçori që lejon të mos shfaqen postime në faqen tuaj kryesore dhe personat që i kanë bërë këto postime nuk do ta marrin vesh kurrë se çfarë ka ndodhur.
Diçka e ngjashme është krijuar më parë edhe në rrjete të tjera sociale siç është Twitter dhe Facebook.
Por kurrë nuk ka qenë në Instagram, ç’ka i detyronte përdoruesit që të mos ndiqnin më disa persona, gjë që ishte mund t’i ofendonte këta të fundit.
Sipas Instagram, opsioni i ri është shfaqur në një numër të vogël përdoruesish të iPhone-ve dhe shumë shpejt do të përhapet për të gjithë përdoruesit e tjerë./abcnews.al