Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E ngacmoi babai, Abc News siguron dëshminë e vajzës nga Kruja: Më thoshtë fjalë të pahijshme

schedule15:17 - 21 Shtator, 2020

schedule 15:17 - 21 Shtator, 2020

Fjalët e turpshme jo si të një babai kanë tronditur një gjimnaziste në Krujë.

Vajza  mësohet ti këtë thënë grupit hetimor se ajo është ngacmuar vetëm me fjalë të pahijshme nga i ati.

Veprimet e tij nuk shkuan më tej megjithatë adoleshentja ju drejtua policisë për kallëzim pas konsultimit me psikologen.

“Babai herë pas here konsumonte alkool. Kohët e fundit  kur ishte i dehur më ka folur me fjalë të çuditshme dhe ngacmuese, jo si të një babai. Kur i tregova psikologes fjalët e tij ajo i cilësoi si ngacmim seksual pasi ishin të turpshme”, mësohet të ketë thënë ajo.

Ndaj 54-vjeçarit është paraqitur dhe një tjetër denoncim tjetër nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike.

Gruaja sipas dëshmive dhunohej prej shumë vitesh nga bashkëshorti i saj por deri tani nuk kishte pasur kurajo për ta kallëzuar.

Pas prangosjes të 54-vjeçarit ditën e shtunë, Gjykata e Krujës miratoi kërkesën e Prokurorisë duke caktuar masën e sigurisë “burg pa afat” deri në përfundim të hetimeve. Mësohet se 54-vjeçari  nuk ka pranuar akuzat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!