Ceremonia e Emmy 2020 ishte ndryshe nga çdo vit tjetër, për shkak të pandemisë. E quajtur ndryshe nga drejtuesi Jimmmy Kimmel se “pand-emmy”, shfaqja e 72-të e Emmy Awards ishte virtuale, por kishte akoma shumë momente të rëndësishme të modës dhe ku VIP-at zgjodhën veshje shumë më pak zyrtare se zakonisht.
Zendaya, e cila u nominua për një Emmy për herë të parë për filmin Eufori, kishte veshur një fustan nga Christopher John Rogers, me një dekolte të zezë dhe një skaj voluminoz në një nuancë vjollce që ishte e denjë për çmimin që u nominua – Aktorja më e mirë në një seri dramatike. Një tjetër moment i rëndësishëm ishte Tracee Ellis Ross, gjithmonë e preferuara e tapetit të kuq, e cila ishte veshur me Alexandre Vauthier.
Pavarësisht formatit të ri virtual, Emmy-t e vitit 2020 i përmbaheshin reputacionit si nata më joshëse e TV-së. Por, si e interpretoi çdo person i famshëm kodin e veshjes të këtij viti, i cili përfshinte dy kampe shumë të ndryshme të modës: glam të plotë dhe super të ulët.
Zendaya
Jameela Jamil
Kerry Washington
Reese Witherspoon
Catherine O’Hara
Jennifer Aniston
Laverne Cox
Tracee Ellis Ross
Erin Lim