Sonte në darkë është radha e Manchester Cityt për të zbritur në fushë dhe për të startuar kështu sezonin e ri. Të besuarit e Pep Guardiolës do të luajnë në transfertën e Wolves, ku parashikohet një ndeshje jo e lehtë për “Qytetarët”.
Tekniku spanjoll do t’i duhet t’i bëjë llogaritë pa mesfushorin Ilkay Gundogan si pasojë e Coronavirusit. Lojtari i Cityt ka rezultuar pozitiv në testin e Covidit dhe ka qenë vetë klubi anglez që ka konfirmuar lajmin.
“Manchester City FC konfirmon se Ilkay Gundogan rezulton pozitiv me Covid-19. Ilkay tashmë do të futet 10 ditë në vetëizolim duke zbatuar protokollin e qeverisë dhe Premier Leagues,” është njfotimi i klubit. Si pasojë e karantinës ai do të humbasë ndeshjen e sotme kundër Wolvesit. /abcnews.al
NEWS | @IlkayGuendogan has tested positive for Covid-19.
? #ManCity | https://t.co/axa0klD5re https://t.co/ObJdA4ncov
— Manchester City (@ManCity) September 21, 2020

