Kryeministri Edi Rama ka marrë falenderime e lëvdata nga kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peci për investimet e realizuara deri më tani. Kreu i qeverisë i ka premtuar se me zhvillimin e agroturizmit, Tepelena do të shndrrohet në një destinacion turistik në katër stinët e vitit.
Dobësinë që ka për kryeministrin Edi Rama, kryebashkiaku i Tepelenës nuk e ka fshehur asnjëherë. Këtë nuk e tregon vetëm kjo pikturë në murin e palestrën e rikontstruktuar por e shpreh edhe me fjalë.
“Po ka burrë nëne që ka vënë dorë këtu je ti. Të na rrojë sa malet Kryeministri. 15 milionë euro investohen në Telenë me 70 vende pune, ky burri këtu i bën. I shprehim falenderimet tona zotit kryeministër që për mua është shoku kryeministër”.
Modesisht Kryeministri thotë se është i pafuqishëm ndaj dëshirës së tij për të shprehur lavde.
“I them 100 herë mos i tepëro por Tërmeti është i vendosur në këtë drejtim dhe në fund i del llogaria, i merr votat me ato fjalët që thotë për mua”.
Votat i mori bindshëm Tërmet Peçi edhe pse krahu tjetër politik u mundua ta denigronte me emrin që ka tha kreu i qeverisë.
“Tërmeti e vetmja rrugë për Tepelenën’. Për shumëkënd u përkthye si erdhi dita e qametit dhe shkatërrimi i Tepelenës”.
Shumë janë bërë për t’i thënë tepelenasve se jeta u ka ndryshuar pas investimeve të qeverisë. Por akoma më shumë duhet bërë tha kryeministri Edi Rama. Dhe e ka fjalën për zhvillimin e turizmit.
“Ku kalonte ndonjëherë turist në Tepelënë. Nuk e harroj kur Tërmeti më ka çuar mesazhin e parë, u shfaqën edhe disa suedezë më në fund përballë Ali Pashait”.
Agroturizmi është mundësia e vetmë që t’i mbajë suedezet dhe të gjithë turistët në Tepelenë sipas kryeministrit Rama.
“Si t’i mbajmë një natë dy netë, tre dhe disa ditë, në mënyrë që paratë t’i shpenzojnë këtu. Ata që kanë infrastrukturë mikpritje të fitojnë duke u marrë paratë ëpr shërbimet që u japin”
Rrugën për të fituar para ia ka thënë kryebashkiakut e po I thotë edhe banorëve, veçanërisht emigrantëve.
“I kam thënë shokut Tërmet, boll u krenove me ato që ke bërë në qytet. Ngjitu nëpër male dhe bëni projekte me njerëzit që kanë shtëpi atje. Thirr njerëz nga Tepelena që kanë bërë para janë jashtë në Tiranë merren me biznes dhe ne do mbështesim projektet financiarisht. Do të japim para”.
Tepelena së shpejti do të ketë hotelin e parë. Me të përfunduar kryeministri deklaroi se do ta rezervojë për një mbledhje qeverie. Por deri atëherë do të ketë shtuar edhe një element që i mungon palestrës modern ku djersët shkojnë curk.
“Duhet shënuar atje edhe lojëra me dorë e sauna që do të thotë që do të vijë menjëherë projekti i ngrohje ftohjes”. /abcnews.al