Biden: Plani i Trump për të zëvendësuar gjyqtaren Ginsburg para zgjedhjeve, abuzim i pushtetit

schedule09:42 - 21 Shtator, 2020

schedule 09:42 - 21 Shtator, 2020

Vendimi i Donald Trump për të zëvendësuar gjyqtaren e Gjykatës Supreme të vendit, Ruth Bader Ginsburg, para zgjedhjeve presidenciale është një “abuzim i pushtetit”, ka deklaruar rivali i tij demokrat Joe Biden.

Trump ka thënë se ai do të nominojë javën e ardhshme një grua për të zëvendësuar Ruth Bader Ginsburg.  Biden ka nxitur republikanët e Senatit të mos votojnë propozimin e presidentit aktual.

Ginsburg, një ikonë liberale dhe aktiviste e të drejtave të grave, vdiq të premten në moshën 87 vjeçare.

Gjatë një fjalimi në Filadelfia Biden tha se: “Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara lejon amerikanët që të dëgjohen dhe zëri i tyre duhet të dëgjohet. Ata nuk duhet ta lejojnë këtë abuzim të pushtetit,” tha ai.

“Mos votoni askënd të emëruar në rrethanat që Presidenti Trump dhe Senatori McConnell kanë krijuar,” përfundoj Biden. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!