VIDEO/ Kryeministri publikon videon e tërmetit të 21 shtatorit: 65 familje mbetën pastrehë

schedule08:36 - 21 Shtator, 2020

schedule 08:36 - 21 Shtator, 2020

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e të hënës duke kujtuar tërmetin e 21 shtatorit ndodhur një vit më parë.

Përmes një video ku shihen pamjet e dëmeve nga tërmeti, kreu i qeverisë thotë se 65 familjet që mbetën të pastrehuara atë kohë, janë futur tashmë në banesa të reja.

Ndërsa në lidhje me tërmetin e 26 nëntorit ku la pas dëme të shumta materiale, viktima dhe qindra shtëpi të dëmtuara, kryeministri thotë që puna ende vijon.

“Sot 1 vit nga tërmeti i 21 shtatorit

NE THEMI ATË QË BËJMË DHE BËJMË ATË QË THEMI!”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/695959537660400

/abcnews.al