Klopp: Penalltia e Chelsea nuk ishte, ekipi im duhet të shënojë më shumë

schedule22:39 - 20 Shtator, 2020

schedule 22:39 - 20 Shtator, 2020

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur pas fitores 0-2 ndaj Chelsea, duke i thurur elozhe të tijve, por duke mos i harruar kritikat. “Nëse do më pyesni nëse jam i lumtur për këtë fitore, normalisht do iu them “po”, por jo i lumtur sicc isha ndaj Leeds.

Po, pësuam tre gola, por shënuam katër. Edhe sot, mund të kishim shënuar më shumë, por OK, fituam 0-2, mund të pësonim nga penalltia, por Ali (Alisson) bëri një pritje të shkëlqyer. Më pas ndali dhe Abraham, kështu që ccdo gjë është në rregull.

Debutimi i Thiagos? E dimë ccfarë kemi në ekip, pikat e forta dhe të dobëta të futbollistëve. Si ndeshje e parë, shumë në rregull, luajti në krah të Fabinhos. Edhe Fabinho, shumë ndeshje të mirë bëri. Ishim solidë në mesfushë, jam shumë i lumtur me Thiagon. Padiskutim që ka shumë cilësi. Sadio Mane? Shënoi dy gola, por njeri i ndeshjes, për mua është Fabinho”, u shpreh Klopp./abcnews.al