Nga Leontina Nika
Një vit pas ndarjes së papritur nga jeta, TIFF sjell për publikun filmin e fundit të Gjergj Xhuvanit, si një homazh për regjisorin.
Filmi “Liqeni im” sjellë historinë e djaloshit Kristo. Ai i ulur në bankën e tij në klasë mendon për kuptimin e fjalisë ‘Liqeni im’ të shkruara në tabelë nga mësuesi i tij.
“Liqeni mund të na jap të gjitha nëse ne dimë sesi ta pyesim”, shkruan Kristo.
Djaloshi i ri Kristo jeton në një fshat afër liqenit Prespë, një liqen i ndarë në tri shtete, Shqipërinë, Maqedonisë dhe Greqinë, e ku ndodh edhe implikimi i tij në rrjetin e drogës.
Kristo rritet duke adhuruar dy shitës droge, me të cilët punon, Ismailin dhe Paskon.
Ndryshimet fillojnë në jetën e Kristos, pasi ai fillon që të ndjejë dashuri për mësuesen e tij të zgjuar, Mirandën.
Ismaili merr një vendim fatal, ai dëshiron që të mbizotëroj në tregtinë e drogës që po ndodh në liqen.
Kristo rrihet keq, kurse Paskos i ngrihet një kurth nga Ismaili, dhe policia e vret. Pasko pastaj vritet, në kaosin që po ndodh, nëna e tij vdes dhe gruaja e tij largohet nga vendi.
Kur komuniteti i vogël i peshkatarëve beson që Kristo është fajtor për vdekjen e Paskos, ai e kupton se tashmë Ismaili duhet të ndalet.
Kristo hakmerret duke i vënë flakën një anije që bartte drogë, një aksident ky që sjellë vdekjen e Ismailit. Për t’i thënë lamtumirë të kaluarës së tij kriminali Kristo u vë flakën parave të udhëheqësve të drogës.
Historia përfundon ashtu si fillon me Kriston i cili kompleton esenë e tij mbi atë se çfarë liqeni mund tu jap atyre që dinë se çfarë ti kërkojnë.
Projekti është një bashkëprodhim me Italinë dhe Maqedoninë dhe ka mbështetjen e Qendrës Kombëtare të kinematografisë./abcnews.al