Personi që shihni në foton e mëposhtme është 45-vjeçari Spartak Beqaraj, i cili është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e njohur si “Astiri”.
LEXO edhe: EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur
45-vjeçari ka marrë lëndime në këmbë dhe është nisur drejt spitalit, ku po merr mjekimin e nevojshëm, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se ai u qëllua me armë zjarri nga fqinji i tij pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Policia ndërkohë ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pasi ka qëlluar mbi 45-vjeçarin.
N.D./abcnews.al